Psikologe · Terapeute EMDR dhe EMI
Një hapësirë e qetë për të folur, për të kuptuar dhe për të ecur përpara.
Hana Rusi Saliu ofron terapi EMDR dhe EMI dhe coaching holistik në Tetovë.
- Terapi EMDR
- Terapi EMI
- Coaching holistik
- Konfidencialitet i plotë
Hana Rusi SaliuOrdinanca Kinesis-IS, Tetovë
Përvoja profesionale
Rreth Hanës
Psikologe me përvojë klinike dhe akademike.
Hana Rusi Saliu është psikologe dhe terapeute EMDR dhe EMI që nga viti 2021. Që nga viti 2018 punon në Universitetin e Tetovës, dhe nga viti 2025 ofron edhe coaching holistik.
Për të, çdo njeri është më shumë se vështirësia që e sjell. Punon me ritmin e klientit, në një hapësirë të qetë dhe konfidenciale, ku mund të flitet hapur dhe pa gjykim. Qëllimi i saj është t'i ndihmojë njerëzit ta kuptojnë atë që po përjetojnë, ta lehtësojnë barrën e së kaluarës dhe të gjejnë mënyra më të shëndetshme për të ecur përpara.
Arsimi dhe përvoja
- Arsimi
- Fakulteti Filozofik, Universiteti „Shën Kirili dhe Metodi“, Shkup
- 2018 –
- Universiteti i Tetovës
- 2021 –
- Terapeute EMDR dhe EMI
- 2025 –
- Coaching holistik
Kur mund të ndihmojë
Vështirësi për të cilat njerëzit kërkojnë ndihmë.
-
Trauma dhe përvoja të rënda
Kujtime që kthehen vazhdimisht dhe rëndojnë përditshmërinë.
-
Ankth dhe sulme paniku
Shqetësim i vazhdueshëm, tension dhe frikë pa arsye të qartë.
-
Frikë dhe fobi
Frikë e fortë nga situata, vende ose gjëra të caktuara.
-
Humbje dhe zi
Përballja me humbjen e një njeriu të dashur ose me një ndarje.
-
Stres dhe lodhje e tepërt
Kur puna dhe detyrimet e përditshme bëhen barrë e rëndë.
-
Vetëbesim dhe marrëdhënie
Vështirësi në raportin me veten dhe me të tjerët.
Shërbimet
Tri mënyra pune, sipas asaj që ju nevojitet.
-
Terapi EMDR
Terapi e strukturuar që përdor lëvizjet e syve për të përpunuar kujtime të rënda ose traumatike.
-
Terapi EMI
Integrimi përmes lëvizjeve të syve: qasje që ndihmon në përpunimin e përvojave të vështira.
-
Coaching holistik
Për ata që kërkojnë qartësi dhe ekuilibër në jetën e përditshme. Së bashku me klientin shqyrton mendimet, emocionet, trupin dhe zakonet, dhe ndërton hapa konkretë drejt ndryshimit të dëshiruar.
Metoda
Çfarë është terapia EMDR?
EMDR (Eye Movement Desensitization and Reprocessing) është metodë psikoterapie e zhvilluar nga Francine Shapiro në fund të viteve 1980. Gjatë seancës, klienti kujton shkurtimisht një përvojë të rëndë ndërsa ndjek me sy lëvizjet që i drejton terapeutja. Kjo e ndihmon trurin ta përpunojë kujtimin, që të mos jetë më aq i dhimbshëm.
- Rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për trajtimin e stresit post-traumatik.
- Nuk kërkon të tregoni çdo detaj të asaj që ka ndodhur.
- Punohet hap pas hapi, me ritmin tuaj.
„Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi. Është hapi i parë drejt ndryshimit.“
Seanca e parë
Si duket seanca e parë
-
Hapi 1
Kontaktoni
Thirrni ose shkruani dhe caktohet një termin që ju përshtatet.
-
Hapi 2
Biseda e parë
Njiheni me Hanën dhe flisni për atë që ju ka sjellë dhe për atë që dëshironi të ndryshoni.
-
Hapi 3
Plani i përbashkët
Së bashku vendosni si të vazhdoni dhe sa shpesh të takoheni.
Pyetje të shpeshta
Para se të vini
A është gjithçka konfidenciale?
Po. Gjithçka që thuhet në seancë mbetet mes jush dhe psikologes.
Sa seanca nevojiten?
Varet nga ajo që ju sjell. Pas bisedës së parë vendosni së bashku si të vazhdoni dhe sa shpesh të takoheni.
- Telefoni
- +389 70 530 365
- Adresa
- Ordinanca Kinesis-IS, 29 November 1200, Tetovo 1220